Moti i keq vështirëson lundrimin, tragetet nisen nga Durrësi disa orë me vonesë

Moti i keq ka bërë që tragetet nga porti i Durrësit drejt Barit të nisen me 7 orë vonesë. Të njëjtat vonesa janë reflektuar edhe nga porti i Barit drejt vendit tonë. Drejtoria e përgjithshme detare pezulloi përkohësisht lundrimet, pasi gjiri i Durrësit u përfshi nga erë dhe dallgë të forta mbrëmjen e të shtunës. […]

Shkurt 11, 2024 - 14:28
 0
Moti i keq vështirëson lundrimin, tragetet nisen nga Durrësi disa orë me vonesë

Moti i keq ka bërë që tragetet nga porti i Durrësit drejt Barit të nisen me 7 orë vonesë. Të njëjtat vonesa janë reflektuar edhe nga porti i Barit drejt vendit tonë.

Drejtoria e përgjithshme detare pezulloi përkohësisht lundrimet, pasi gjiri i Durrësit u përfshi nga erë dhe dallgë të forta mbrëmjen e të shtunës.

Për shkak të përkeqësimit të motit mjeteve të peshkimit u është ndaluar dalja në det. Përmirësimi i kushteve atmosferike pritet pasditen e të hënës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.