Moti keq pushton Europën, ngrin veriu i kontinentit, përmbytje në Gjermani dhe Francë

Europa po përballet me pasojat e motit, me të ftohtin ekstrem që ka mbërthyer veriun e kontinentit dhe përmbytjet në pjesën perëndimore. Në

Janar 4, 2024 - 14:51
 0
Moti keq pushton Europën, ngrin veriu i kontinentit, përmbytje në Gjermani dhe Francë

Europa po përballet me pasojat e motit, me të ftohtin ekstrem që ka mbërthyer veriun e kontinentit dhe përmbytjet në pjesën perëndimore.

Në Skandinavi për të dytën ditë radhazi temperaturat kanë shënuar minus 40 gradë celsius, ndërsa në Suedi kanë arritur deri në minus 43 gradë, rekord i regjistruar në 25 vite më parë.

Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta, bora dhe erërat e forta kanë penguar transportin në të gjithë rajonin nordik, me disa ura të mbyllura dhe disa shërbime të trenave dhe trageteve të pezulluara.

Disa shkolla në Skandinavi janë mbyllur. Dy persona kanë humbur jetën në Finlandë, pasi janë zënë poshtë nga një ortek.

Autoritetet në Danimarkë u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive të dëborës.

Rusia perëndimore është përfshirë gjithashtu nga një valë e ftohtë, që vjen nga Siberia dhe rajoni i Arktikut me temperatura në minus 30 grade celsius, teksa zakonisht në këtë periudhë arrinin deri në minus 10 gradë.

Nga ana tjetër Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe vende të tjera janë përfshirë nga përmbytje të mëdha që kanë sjellë probleme me transportin dhe furnizimin me energjinë elektrike. Një burrë ka humbur jetën në Anglinë perëndimore, pasi një pemë ra mbi automjetin e tij. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.