Moti për fundjavën: Të dielën ulen temperaturat, shiu nis të shtunën pasdite

Dita e sotme do të vijojë të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, por nuk do të ketë reshje shiu. “Dita e premte mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve, vranësirave të shpeshta të cilat në pjesën e dytë të ditës parashikohet të bëhen më të dukshme duke krijuar edhe mundësira për momente të pakta […]

Janar 5, 2024 - 10:04
 0
Moti për fundjavën: Të dielën ulen temperaturat, shiu nis të shtunën pasdite

Dita e sotme do të vijojë të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, por nuk do të ketë reshje shiu.

“Dita e premte mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve, vranësirave të shpeshta të cilat në pjesën e dytë të ditës parashikohet të bëhen më të dukshme duke krijuar edhe mundësira për momente të pakta me pika shiu, por që do të jenë në sasira shumë të papërfillshme”, thotë meteorologu Akil Osmani nga Meteoalb në një prononcim për Klan News.

Por në fundjavë, moti pritet të shënojë një kthesë. Pasditen e së shtunës pritet të nisin reshjet e shiut që do të vazhdojnë deri paraditen e të dielës.

“Sa i përket fundjavës, parashikohet që deri pasditen e ditës së shtunë të mbetemi nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, por pasditja dhe mbrëmja e ditës së shtunë do të zhvillojë vranësira në territorin shqiptar duke bërë që të kemi prezencën  e reshjeve herë pas here në formën e rrebesheve.

Reshjet e shiut do të nisin në zonat jugore dhe më pas gradualisht parashikohet të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar duke përfshirë këtu kryeqytetin, por po ashtu edhe zonat veriore ku herë pas here reshjet do të jenë në formën e rrebesheve. Dita e dielë mbetet në mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë në sasira më të pakta pasi sasia më e konsiderueshme e reshjeve pritet të jetë gjatë mbrëmjes së ditës së shtunë dhe paraditen e ditës së dielë deri në orët e para të mëngjesit”.

Kurse temperaturat pritet që të shënojnë ulje të ndjeshme ditën e dielë.

“Sa i përket temperaturave, mbeten të larta deri ditën e shtunë ku maksimumet priten në rang territori edhe në 19 gradë Celsius, ndërsa vlerat minimale pritet të regjistrohen rreth vlerës 3 gradë Celsius. Ditën e dielë do të kemi rënie të menjëhershme të temperaturave të ajrit me 2 gradë Celsius në vlerat minimale duke bërë që të zbresin në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimumet pritet të kenë rënie më të ndjeshme me të paktën 4 gradë duke bërë që maksimumet ditën e dielë të regjistrojnë vlerat rreth 14 apo 15 gradë Celsius”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.