Moti/ Rikthehen reshjet e borës në Korçë: ‘Vishen’ me të bardha Dardha e Voskopoja

Në lartësinë mbi 1100 metër janë rikthyer rreshjet e borës në Korçë. Me intensitet të lartë janë shënuar në fshatin turistik të Dardhës, ku momentalisht trashësia ka shkuar deri në 5 cm por kalimi me mjete bëhet lirshëm. Edhe në Voskopojë ka rreshje bore me intensitet mesatar, por nuk ka rruge të bllokuara, ndërsa kontraktorët […]

Dhjetor 10, 2023 - 17:12
 0
Moti/ Rikthehen reshjet e borës në Korçë: ‘Vishen’ me të bardha Dardha e Voskopoja

Në lartësinë mbi 1100 metër janë rikthyer rreshjet e borës në Korçë. Me intensitet të lartë janë shënuar në fshatin turistik të Dardhës, ku momentalisht trashësia ka shkuar deri në 5 cm por kalimi me mjete bëhet lirshëm.

Edhe në Voskopojë ka rreshje bore me intensitet mesatar, por nuk ka rruge të bllokuara, ndërsa kontraktorët në terren.

Reshje dëbore ka edhe në aksin rrugor Korçë – Kapshticë. 2 borëpastruese në terren për kriposjen e rrugëve, ndërsa aksi ndërkombëtar mbetet i hapur.

Sektori i qarkullimit rrugor si zakonisht u kërkon drejtuesve të mjeteve që përdorin akset rrugore malore të bëjnë kujdes dhe të qarkullojnë me goma dimërore.

Në zonat e ulta rreshjet bien në formën e shiut. Momentalisht nuk raportohen ndërpreje të energjisë elektrike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.