Motori përplaset me makinën dhe ndahet më dysh, shpëton mrekullisht drejtuesi në Berat

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së. Një motor është përplasur me një makinë. Goditja ka qenë e fortë, aq sa motorri pas përplasjes edhe me bordurën anësore prej betoni të rrugës është ndarë më dysh. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, pasi ai […]

Mars 26, 2024 - 11:55
 0
Motori përplaset me makinën dhe ndahet më dysh, shpëton mrekullisht drejtuesi në Berat

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së. Një motor është përplasur me një makinë.

Goditja ka qenë e fortë, aq sa motorri pas përplasjes edhe me bordurën anësore prej betoni të rrugës është ndarë më dysh.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, pasi ai është rrëzuar nga motori para përplasjes me bordurën.

Efektivë të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje, ku edhe po kryejnë veprimet e para hetimore.

Drejtuesi i motomjetit, Kujtim Mbrakulli, pasi ka kryer vizitat rutinë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku edhe u transportuar pas aksidentit, është larguar drejt banesës së tij.

Sipas burimeve në vendngjarje, bëhet me dije se shkak për aksidentin ka qënë lëvizja e motorit, që i ka prerë rrugën makinës, gjatë hyrjes në kthesë. Fatmirësisht as drejtuesi i makinës së përfshirë në aksident nuk ka pasur lëndime.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.