Motra vret motrën?! Krim i rëndë në Tiranë

Një grua në Tiranë është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës. Burime nga policia thonë se

Shtator 3, 2023 - 08:59
 0
Motra vret motrën?! Krim i rëndë në Tiranë

Një grua në Tiranë është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës.

Burime nga policia thonë se Armanda Pushani ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj, Marsela Pushani.

Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites.

Në polici janë shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.

Fillimisht u dyshua për vetvrasje, por më pas policia dyshoi se 37-vjecarja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup.

Policia ka arrestuar autoren e dyshuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.