Muçi për 8 mln euro te Besiktas, taleni kuqezi ikën nga Polonia, 800 mijë euro i merr Tirana

Ernest Muçi është surpriza e vërtetë e merkatos së legjionarëve kuqezi këtë fillim viti. Talenti shqiptar sapo është transferuar nga ekipi i njohur

Shkurt 9, 2024 - 13:06
 0
Muçi për 8 mln euro te Besiktas, taleni kuqezi ikën nga Polonia, 800 mijë euro i merr Tirana

Ernest Muçi është surpriza e vërtetë e merkatos së legjionarëve kuqezi këtë fillim viti.

Talenti shqiptar sapo është transferuar nga ekipi i njohur polak, Legia e  Varshavës të  gjigandi turk Beshiktash.

Klubi i Stambollit ka paguar jo pak, por 8 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar.

Një lëvizje e artë kjo jo vetëm për futbollistin, por mbi të gjitha edhe për dy klubet e tij të fundit. Legia e Varshavës bën një super operacion, sepse pagoi 500 mijë euro për ta marrë nga Tirana tre vite më parë dhe tani e shet shumëfish, 7.5 mln euro më tej.

Mirëpo fërkon duart dhe mbush arkat edhe Tirana e cila kur e shiti Muçin tek Legia, mbajti 10% të kartonit, çka do të thotë se bardheblutë do të marrin 800 mijë euro nga ky transferim.

Ernest Muçi shkëlqeu tek Tirana për tre sezone, paraqitje që ranë në sytë e Legias. M

e fanellën e kësaj skuadre, ai në 114 takime të luajtura në të gjitha kompeticionet ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 10 asist.

Në Turqi, tek një prej 3 ekipeve më të emër të këtij vendi, Muçi do të gjejë shumë lojtarë shqiptarë , ku spikasin më së shumti Cikalleshi me Koniaspor dhe Rei Manaj me Sivaspor.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.