Mungoi në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Vuçiç akuza Kurtit nga Kina: Nuk pranon dialog

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në vizitën e tij në Pekin ka komentuar edhe situatën në Kosovë, për të cilën ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se nuk pranon dialog. “Është e rëndësishme të flasim edhe nëse nuk përfitohet asgjë nga dialogu. Por Albin Kurti nuk dëshiron dialog”, ka thënë Vuçiç pasi mbërritjes së [...]Read More...

Tetor 16, 2023 - 14:40
 0
Mungoi në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Vuçiç akuza Kurtit nga Kina: Nuk pranon dialog

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në vizitën e tij në Pekin ka komentuar edhe situatën në Kosovë, për të cilën ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se nuk pranon dialog.

“Është e rëndësishme të flasim edhe nëse nuk përfitohet asgjë nga dialogu. Por Albin Kurti nuk dëshiron dialog”, ka thënë Vuçiç pasi mbërritjes së tij në Kinë.

Sa i përket marrëveshjeve me Kinën, presidenti serb tha se është shprehur se marrëveshja e tregtisë së lirë do të nënshkruhet nesër.

Vuçiç në takimin që zhvilloi në prani të presidentit Xi Jinping njoftoi gjithashtu se marrëveshja mes dy vendeve do të hyjë në fuqi në maj ose në qershor.

Kujtojmë se në Tiranë u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit, të pranishëm liderë të Ballkanit Perëndimor dhe të BE –së, ndërsa Serbia u përfaqësua nga kryeministrja Ana Brnabiç.

/abcnews.al/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.