Mungoi në tryezën Bardhi-Berisha, Idrizi: S’mund të ulesha me Dulen dhe ata që zgjodhën Belerin!

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në Report Tv ka komentuar takimet mes deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, ku vetë Idrizi nuk ishte i pranishëm. Në emisionin ‘Kontrast’ me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin, kreu i PDIU tha se nuk mudn të ulej në një tryezë më Vangjel Dulen dhe ata persona […]

Shtator 14, 2023 - 21:50
 0
Mungoi në tryezën Bardhi-Berisha, Idrizi: S’mund të ulesha me Dulen dhe ata që zgjodhën Belerin!

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në Report Tv ka komentuar takimet mes deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, ku vetë Idrizi nuk ishte i pranishëm. Në emisionin ‘Kontrast’ me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin, kreu i PDIU tha se nuk mudn të ulej në një tryezë më Vangjel Dulen dhe ata persona që mbështeten Fredi Belerin dhe e kandiduan për garën në Himarë. Idrizi theksoi se përjashton nga ky grup Bardhin.

“Kam thënë që ky njeri nuk mund të jetë kandidat për asnjë parti shqiptare, sepse masakra e Peshkëpisë, djegia e simboleve kombëtare, artikulimi tij se shqiptarët vijnë nga Kaukazi. A mund të shkojë të ulet kryetari i PDIU në një tryezë, me një pjesë të opozitës e cila mbron dhe bën hero Fredi Belerin. Qoftë edhe me Dulen. Nuk e fus Bardhin këtu. Fus Dulen dhe ata që e kanë mbështetur. Nuk e kuptoj se si mund të ishte kryetari i PDIU në këtë takim”, tha Idrizi.

Nga ana tjetër, Idrizi vlerëson iniciativën e Bardhit për t’u ulur me opozitën në përpjekjet për bashkim.

“Nëse PDIU do ishte aty për mua, për opinion publik do ishte çudi. Në takim do ishte vërtetë bjerrë e identitetit të PDIU. Do ishte çudi. Ishte një mbledhje shumë pozitive, e kam quajtur pozitive edhe atë që po mundimet të bën Bardhi. Për herë të parë, jo për faj të PDIU, ne nuk marrim pjesë në sherret se kush është më i miri, ne i shtyjmë të gjejnë zgjidhjet. Ishte një takim i parë dhe shumë i mirë për t’u përshëndetur sepse mund ta rakordojmë pozicion tonë, ishte një tentativë e parë që uroj të vazhdojë dhe të strukturohet. Në atë tryezë, për shkak të arsyes që PDIU qëndron në politikë, sepse kauzat e saj nuk i përcjellin partitë e mardha, çështja çame dhe shumë çështje të tjera. Kam thënë që Beleri për shkak të ngarkesës, akuzohet se ka vrarë ushtarët shqiptarë në territorin shqiptar dhe që janë dëshmorë të atdheut. Ai arrestohet, gjendet me armë, burgoset në Greqi”, tha Idrizi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.