Mungon bari/ Problemet me fushën e stadiumit të Lushnjes, ironia e deputetit të PD: Nuk ka as lopë vërdallë
Klubi i Lushnjes ka njoftuar që ndeshja Lushnja – Apolonia e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë nuk do të luhet në fushën e lushnjarëve. Kjo erdhi për shkak se bari i stadiumit të Lushnjes “Roza Haxhiu” është tharë dhe do të mbillet në ditët në vijim. Pas kërtij lajmi, i menjëhershëm […]
Klubi i Lushnjes ka njoftuar që ndeshja Lushnja – Apolonia e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë nuk do të luhet në fushën e lushnjarëve. Kjo erdhi për shkak se bari i stadiumit të Lushnjes “Roza Haxhiu” është tharë dhe do të mbillet në ditët në vijim.
Pas kërtij lajmi, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputeti i PD-së në qarkun e këtij qyteti, Saimir Korreshi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Korreshi ironizon Ministren e Bujqësisë dhe përmend buxhetin e Bashkisë Lushnje.
“Urdhëro si thaaa??? Po një muhabet me Lushnjen. Se ç’më kujtoj Ministren e Bujqësisë që bëri thirrje për mbjelljen e grurit në mars e prill ashtu edhe bari jonë mbillet në shtator edhe pse ndeshjet fillojnë në Gusht.
Ore më falni mua, po unë e di buxheti i Bashkisë Lushnje ka kaluar në Dhjetor të vitit të kaluar, ashtu si dhe lekët për ekipin e lushnjes. Po BARI??!! Jo për gjë po nuk ka më as lopë vërdallë”, shkruan deputeti i PD-së, Saimir Korreshi./m.j
What's Your Reaction?