“Muri i kujtesës” dhe Diga e Krimit

Nga Ben Andoni Një nga gjetjet më interesante por edhe më nderuese, që ka bërë qeveria Rama, ka qenë një simbolikë, kushtuar heronjve të uniformave blu. Dëshmorët e atdheut, pas viteve ’90, kanë bërë nga përplasjet më të vështira, këtë herë jo shumë për ideologjinë, sicc ndodhte shpesh dikur, por kundër të keqes. Ky mur […]

Gusht 6, 2023 - 23:15
 0
“Muri i kujtesës” dhe Diga e Krimit

Nga Ben Andoni

Një nga gjetjet më interesante por edhe më nderuese, që ka bërë qeveria Rama, ka qenë një simbolikë, kushtuar heronjve të uniformave blu. Dëshmorët e atdheut, pas viteve ’90, kanë bërë nga përplasjet më të vështira, këtë herë jo shumë për ideologjinë, sicc ndodhte shpesh dikur, por kundër të keqes. Ky mur përnderues, me yje të instaluar, që është i vendosur përpara Ministrisë së Brendshme nderon ata dhjetëra bashkëqytetarë, diku tek 270 syresh, që ua prenë jetën dhe ëndrrat në mes. Mbase nuk do të na kujtohesh sublimiteti i këtij instalacioni po të mos të vinin ndërmend ata policë dhe drejtues, që kanë dekonspiruar dhe kanë vendosur kushedi sa herë në rrezik një pjesë të këtyre luftëtarëve të së drejtës.

Kjo të vjen ndërmend sot,  kur kujton se çfarë ka rrjedhur nga ç’kodimi i mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro”, që na ka nxjerrë zbuluar figurën e shumë prej zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe kokat e krimit të organizuar, një pjesë e të cilëve u arrestuan më 27 korrik, falë punës së SPAK-ut dhe partnerëve.

Nëse për një pjesë të popullatës emrat e këtyre heronjve janë të panjohur sepse u duhet të përballin të përditshmen e vështirë, për ata që janë në nivele më të qeta social-ekonomike dhe të përditësuar me lajmet: arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Grupit të Operacionales, Olti Bistri ka trandur shumë gjëra. Emra të tjerë pritet të dalin, por të gjitha bashkë tregojnë nivelin e frikshëm të krimit të organizuar dhe mbi të gjitha stadin e korrupsionit në vendin tonë deri uniformat blu.

Por, njerëzit, që janë përjetësuar në mur, as edhe njëherë nuk patën parasysh që para tyre kishin digën e të keqes, sepse pas vetes, kanë kujtuar se kanë njerëzit që i duan, atdheun e tyre. Ky etyd të vjen ndërmend për ata pak të mirët që dhanë jetën, por edhe shumë nga ata që në të gjithë këto vite janë pasuruar me gjakun, djersën dhe sakrificat e këtyre heronjve të heshtur. Një oficer i vërtetë policie lufton jo sepse e urren atë që ka para vetes, porse do ata që qëndrojnë pas tij, thotë një postulat amerikan, që u kushtuat këtyre heronjve të pazë, për të cilët ne qytetarët e thjeshtë u detyrohemi aq shumë. Ky postulat merr forcë pas lajmeve të tilla, si ky që ka ardhur nga përgjimet, pasi na ka zbuluar një nga kalbësitë më të mëdha, mbi të cilën jetojmë dhe mbijetojmë për çdo ditë dhe mbi të cilën është ngritur një digë e madhe dhe e frikshme, që lidhet me krimin. E megjithatë është fare i dobët para këtij muri me yje, të këtyre heronjve të pazë. (Javanews)

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.