Musk: Nuk do t’i dhuroj para asnjë kandidati për president të SHBA-së

Elon Musk njoftoi të mërkurën vendimin e tij për të mos mbështetur financiarisht fushatën elektorale të Donald Trump apo Presidentit të SHBA, Joe

Mars 6, 2024 - 19:00
 0
Musk: Nuk do t’i dhuroj para asnjë kandidati për president të SHBA-së

Elon Musk njoftoi të mërkurën vendimin e tij për të mos mbështetur financiarisht fushatën elektorale të Donald Trump apo Presidentit të SHBA, Joe Biden .

Deklarata e zotëruesit Tesla dhe SpaceX vijnë pas një takimi që ai zhvilloi të dielën me Donald Trump dhe një grup republikanësh.

Sipas New York Times, ndërsa pasuria personale e Trump është goditur për shkak të çështjeve gjyqësore, ai thuhet se po i drejtohet donatorëve të mëdhenj për të forcuar fushatën e tij presidenciale.

Në një postim në platformën e rrjeteve sociale X, Musk tha: Për të qenë jashtëzakonisht i qartë, nuk do të dhuroj para për asnjërin nga dy kandidatët për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

Më herët, Nikki Haley njoftoi tërheqjen nga fushata e saj, duke konfirmuar se Donald Trump do të përballet me Joe Biden në nëntor./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.