Myrto Uzuni shënon golin e parë në La Liga

Pas sezonit ku u shpall shënuesi më i mirë i kampionatit dhe i dhuroi Granadas ngjitjen në elitë, Myrto Uzuni gjen edhe golin e parë në La Liga-n spanjolle. Sulmuesi shqiptar realizoi me 11-metërsh në triumfin 3-2 që skuadra e tij regjistroi përballë Mallorca. Rrjeta e kuqeziut rezultoi vendimtare për suksesin e Granadas, që arriti […]

Gusht 27, 2023 - 15:02
 0
Myrto Uzuni shënon golin e parë në La Liga

Pas sezonit ku u shpall shënuesi më i mirë i kampionatit dhe i dhuroi Granadas ngjitjen në elitë, Myrto Uzuni gjen edhe golin e parë në La Liga-n spanjolle.

Sulmuesi shqiptar realizoi me 11-metërsh në triumfin 3-2 që skuadra e tij regjistroi përballë Mallorca.

Rrjeta e kuqeziut rezultoi vendimtare për suksesin e Granadas, që arriti fitoren e parë pas tre javëve të këtij sezoni.

Uzuni fitoi edhe derbin e shqiptarëve pasi përballë kishte edhe kapitenin e Kosovës, Vedat Muriqi që nuk arriti të shënonte, madje gaboi edhe një penallti në pjesën e parë të ndeshjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.