“Na arrestoni të gjithëve”… banorët e Fierzës protestojnë kundër gurores dhe fabrikës së bitumit

Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Protestuesit kërkojnë ndërprerjen e punës në guroret si edhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi. Banorët pretendojnë se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të […]

Gusht 14, 2023 - 10:59
 0
“Na arrestoni të gjithëve”… banorët e Fierzës protestojnë kundër gurores dhe fabrikës së bitumit

Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Protestuesit kërkojnë ndërprerjen e punës në guroret si edhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.

Banorët pretendojnë se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte. Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët, por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.

“A doni me na arrestuar? Të gjithë vijmë atje.

Është në kundërshtim me ligjin. Nuk do ikim do bëjmë protestë, jemi në hall.

Nuk jemi kundër shtetit, ne kemi dalë për të drejtën tonë.

Ju policia e nderuar duhet me na përkrah ne”, thonë protestuesit.

Për të bllokuar rrugën, ata kanë vendosur makina në mes të aksit, por kjo ka shkaktuar trafik dhe radhë të gjata automjetesh që duan të kalojnë në këtë rrugë që çon tek tragetet e liqenit të Fierzës. Të bllokuar kanë ngelur edhe punonjësit e Hecit të Fierzës, të cilët po udhëtonin në këtë aks nga Bajram Curri drejt Fierzës.

Efektivët e policisë po përpiqen të bëjnë negociata me protestuesit që të lirojnë aksin dhe të vazhdojë lëvizja e mjeteve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.