“Na presin ditë të vështira, interesat e Serbisë janë kërcënuar”, Vuçiç: Do të luftojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se Serbinë e presin ditë të vështira dhe shtoi se në ditët në vijim

Mars 27, 2024 - 10:50
 0
“Na presin ditë të vështira, interesat e Serbisë janë kërcënuar”, Vuçiç: Do të luftojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se Serbinë e presin ditë të vështira dhe shtoi se në ditët në vijim do ta informojë popullin e Serbisë për sfidat që e presin.

“Për momentin nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e Instagramit “buducnostsrbijeav”.

Ai tha se sfidat e ardhshme janë “më të vështirat deri më tani”.

“Në ditët në vijim do të informoj popullin e Serbisë për të gjitha sfidat që na presin. Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tani. Ne do të luftojmë, Serbia do të fitojë”, tha Vuçiç.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.