Nadal turpërohet në “Roland Garros”, rekordmeni i turneut eliminohet që në raundin e parë

Rafael Nadal nuk i përgjigjet më emrit të madh që ka bërë në tenisin botëror. Spanjolli u eliminua që në raundin e parë

Maj 28, 2024 - 15:35
 0
Nadal turpërohet në “Roland Garros”, rekordmeni i turneut eliminohet që në raundin e parë

Rafael Nadal nuk i përgjigjet më emrit të madh që ka bërë në tenisin botëror. Spanjolli u eliminua që në raundin e parë të një grand slemi prestigjioz sikurse Roland Garros, në të cilin ai ka shkruar historinë duke e fituar 14 herë. Për fatin e  tij të keq shorti e vuri që në duelin e parë kundër talentit gjerman Aleksandër Zverev, shumë i fortë dhe ai në dheun e kuq të Parisit.

Nadal u mposht pastër në 3 sete në 3 orë e 6 minuta lojë. Që në setin e parë u kuptua historia e ndeshjes, pasi ylli gjerman fitoi me rezultatin 6 me 3. Nadal provoi të nxirrte në pah krenarinë e tij duke bërë një set të dytë shumë të mirë, i cili shkoi në tai brek, por duke garantuar goditje kampionesh sa nga njëri krah e në krahun tjeter.

Megjithatë në fund fitojnë Zverev 7 me 5, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në sete 2 me 0.  37 vjeçari iberik nuk e duroi dot freskinë e Zverev, numri katër në botë, duke u dorëzuar përfundimisht edhe në setin e tretë 6 me 3. Në fund të takimit Nadal la të nënkuptohej se kjo do të ishte hera e fundit që ai garonte në Roland Garros. Ndërkohë kaluan në raundin e dytë edhe rusi Medvedev, greku Tsitsipas dhe italiani Janik Siner.

 

NADAL TURPËROHET NË “ROLAND GARROS”

REKORDMENI I TURNEUT NXIRRET JASHTË QË NË RAUNDIN E PARË NGA ZVEREV

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.