Nafta e Shpiragut, profesor Fatmir Shehu: Jo vetëm nëntokë, ka dhe në det

Jo vetëm nëntoka por edhe bregdeti është i pasur me naftë. Vendi ynë, thotë inxhinieri, Profesor Fatmir Shehu ka 60 milionë tonë rezerva naftë që janë një pasuri e çmuar. Në intervistën dhënë për emsionin Box to Box”, profesori u ndal tek vendburimet kryesore, duke vënë në dukje se Shpiragu, nuk është i vetmi. Puna […]

Dhjetor 15, 2023 - 22:31
 0
Nafta e Shpiragut, profesor Fatmir Shehu: Jo vetëm nëntokë, ka dhe në det

Jo vetëm nëntoka por edhe bregdeti është i pasur me naftë. Vendi ynë, thotë inxhinieri, Profesor Fatmir Shehu ka 60 milionë tonë rezerva naftë që janë një pasuri e çmuar. Në intervistën dhënë për emsionin Box to Box”, profesori u ndal tek vendburimet kryesore, duke vënë në dukje se Shpiragu, nuk është i vetmi.

Puna për kërkimin e naftës në malin e Shpiragut, konkretisht në zonën midis urës Vajgurore dhe malit të Shpiragut daton në 2001. Por pavarësisht se puna ka nisur dy dekada më parë, ende nuk kemi shfrytëzim. Profesor Shehu thotë se për të pasur rezultat duhet që të ushtrohet më tepër presion ndaj kompanisë Shell.

Në verën e këtij viti u paralajmërua kryerja e testit të fundit, rezultatet e të cilit pritet që të publikohen në muajin janar të 2024-s. Ndërkohë, i gjithë investimi nga kompania Shell parashikohet që të jetë në vlerën 3 miliardë deri në 7 miliradë euro.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.