Nafta pa akcizë, fermerët duhet ta tërheqin deri në fund të dhjetorit

Të gjithë fermerët që kanë aplikuar për të përfituar naftën pa akcizë do të marrin sasinë në bazë të sipërfaqeve që zotërojnë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se deri në fund të muajit dhjetor fermerët duhet ta tërheqin sasinë e naftës. Këtu përfshihen fermerët potencialë që nuk e kanë tërhequr të […]

Dhjetor 4, 2023 - 09:53
 0
Nafta pa akcizë, fermerët duhet ta tërheqin deri në fund të dhjetorit

Të gjithë fermerët që kanë aplikuar për të përfituar naftën pa akcizë do të marrin sasinë në bazë të sipërfaqeve që zotërojnë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se deri në fund të muajit dhjetor fermerët duhet ta tërheqin sasinë e naftës.

Këtu përfshihen fermerët potencialë që nuk e kanë tërhequr të gjithë sasinë për të cilën kanë aplikuar.

Sipas MBZHR-së, sapo të njoftohen fermerët duhet të vijnë të marrin naftën në drejtoritë rajonale bujqësore përkatëse të zonës së tyre.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.