Nafta për fermerët, shtyhet me 6 muaj disbursimi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit është marrë vendimi që të shtyhet me 6 muaj disbursimi i skemës së naftës për fermerët. “Një lajm i mirë për të gjithë fermerët që janë duke marrë disbursimin e fundit të skemës së […]

Dhjetor 28, 2023 - 15:05
 0
Nafta për fermerët, shtyhet me 6 muaj disbursimi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit është marrë vendimi që të shtyhet me 6 muaj disbursimi i skemës së naftës për fermerët.

“Një lajm i mirë për të gjithë fermerët që janë duke marrë disbursimin e fundit të skemës së naftës si pjesë e skemës kombëtare.

Kemi kërkuar një shtyrje me një afat në 6 muajt e parë të vitit 2024, në mënyrë që disbursimi i naftës të ndodhë me një ritëm më gradual dhe sipas nevojës së përditshme. Fal aktit normativ të muajit nëntor u shtua buxheti duke bërë që të gjithë fermerët ta merrnin të plotë”, u shpreh ministrja Denaj.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.