Nagorno-Karabaku dorëzohet plotësisht te Azerbajxhani

Republika e Nagorno-Karabakut do të pushojë së ekzistuari që nga 1 janari 2024. Presidenti i republikës së vetëshpallur, Samvel Shahramanyan, nënshkroi një dekret për shpërbërjen e të gjitha institucioneve. “Bazuar në prioritetet e garantimit të shëndetit fizik dhe interesave të popullit të Karabakut, duke marrë parasysh gjendjen e arritur përmes komandës së kontingjentit paqeruajtës rus […]

Shtator 28, 2023 - 21:55
 0
Nagorno-Karabaku dorëzohet plotësisht te Azerbajxhani

Republika e Nagorno-Karabakut do të pushojë së ekzistuari që nga 1 janari 2024. Presidenti i republikës së vetëshpallur, Samvel Shahramanyan, nënshkroi një dekret për shpërbërjen e të gjitha institucioneve.

Bazuar në prioritetet e garantimit të shëndetit fizik dhe interesave të popullit të Karabakut, duke marrë parasysh gjendjen e arritur përmes komandës së kontingjentit paqeruajtës rus me përfaqësuesit e Azerbajxhanit për kalimin e lirë, vullnetar dhe të papenguar të banorëve të Nagorno-Karabakh, duke përfshirë personelin ushtarak që kanë dorëzuar armët… u mor një vendim që të gjitha innstitucionet shtetërore dhe organizatat nën juridiksionin e tyre të shpërbëhen deri më 1 janar 2024 dhe Republika e Nagorno-Karabakut të pushojë së ekzistuari », thuhet ne dekret.

Javën e kaluar, Baku njoftoi nisjen e “aktiviteteve lokale anti-terroriste” në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut me qëllimin “rivendosjen e kushteve”, dhe Jerevani e cilësoi këtë aksion si agresion kundër popullsisë së Nagorno-Karabakut.

Një ditë pas kësaj, Azerbajxhani dhe përfaqësuesit e armenëve nga Nagorno-Karabakh ranë dakord për një ndërprerje të plotë të armiqësive me ndërmjetësimin e paqeruajtësve rusë.

Deri më sot, më shumë se 65 000 njerëz janë të larguar nga Nagorno-Karabakh në Armeni, më shumë se gjysma e popullsisë së enklavës tashmë nën qeverisjen e Azerbajxhanit.

“Shteti ofron shërbime për të gjithë ata që nuk kanë ku të qëndrojnë”, tha qeveria në një deklaratë, cituar nga BBC. Baku ka hapur Korridorin Lachin, e vetmja rrugë që lidh enklavën me Armeninë.

Zyrtarët e Bakusë njoftuan se banorët janë të sigurt, por kryeministri armen Nikol Pashinyan tha se armenët nga Karabaku janë në rrezik të spastrimit etnik.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.