Napoli fiton me goleadë, mund Leccen në udhëtim

Serie A e futbollit është në javën e shtatë. Në Itali gjithçka këtë të shtunë nisi në 15:00, aty ku Napoli fitoi 0-4 kundër Lecces në Puglia. Në 18:00 Milani luan me Lazion në “San Siro”, ndërsa në 20:45 Salernitana pret Interin në Salerno. Në stadiumin “Via del Mare”, Lecce vendase nuk i bëri ballë […]

Shtator 30, 2023 - 18:00
 0
Napoli fiton me goleadë, mund Leccen në udhëtim

Serie A e futbollit është në javën e shtatë. Në Itali gjithçka këtë të shtunë nisi në 15:00, aty ku Napoli fitoi 0-4 kundër Lecces në Puglia. Në 18:00 Milani luan me Lazion në “San Siro”, ndërsa në 20:45 Salernitana pret Interin në Salerno.

Në stadiumin “Via del Mare”, Lecce vendase nuk i bëri ballë Napolit, me kampionët në fuqi të Italisë që fituan 0-4 në udhëtim, duke marrë fitoren e dytë radhazi. Ostigard në minutën e 16-të hapi ndeshjen për djemtë e Rudi Garcia, që me këtë rezultat mbyllën pjesën e parë. Në fraksionin e dytë ishte Osimhen që shënoi në minutën e 51, Gaetano në të 88 dhe Politano nga pika e bardhë e penalltisë në shtesën e pestë (90+5) shënoi për 0-4. Me këtë fitore, Napoli ngjitet momentalisht në kuotë e 14 pikëve në vendin e tretë. Lecce me 11 pikë qëndron në vendin e shtatë. Në fushë 90 minuta për Leccen ishte edhe Ylber Ramadani, që u ndëshkua me karton të verdhë dhe ishte lojtari me paraqitjen më të dobët te vendasit, duke u vlerësuar me notën 5.6 në këtë duel.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.