Napoli shkarkon trajnerin, De Laurentis “ping-pong” me stolin, Tuchel i shpëton shkarkimit nga Bayern

Napoli nuk gjen qetësi me rezultatet dhe trajnerët.  Situata e vështirë në kampionat me rezultate të paqëndrueshme e ka tërbuar Presidentin De Laurentis,

Shkurt 19, 2024 - 14:52
 0
Napoli shkarkon trajnerin, De Laurentis “ping-pong” me stolin, Tuchel i shpëton shkarkimit nga Bayern

Napoli nuk gjen qetësi me rezultatet dhe trajnerët.  Situata e vështirë në kampionat me rezultate të paqëndrueshme e ka tërbuar Presidentin De Laurentis, i cili ka shkarkuar trajnerin e dytë brenda këtij sezoni.

Viktimë e radhës në stol ishte Valter Maxcarri i cili u rikthye në pankinën e Napolit disa vite më parë duke zëvendësuar Rudi Garsian, pak muaj më parë.

Mirëpo Maxarri nuk arriti t’i marrë dot më të mirën e mundshme skuadrës kampione të Italisë. Barazimi i fundit ndaj Xhenoas në shtëpi dhe dalja jashtë thuajse në garën për një vend që të çon në Champions League, e ka fundosur Maxarrin.

Presidenti i Napolit njoftoi shkarkimin e tij dhe  emërimin në krye të ekipit të Francesko Calxones, i cili është aktualisht edhe trajner i kombëtares së Sllovakisë.

Federata sllovake ka dhënë leje për punën e dyfishtë të Calxones, i cili do të mbështetet nga Marek Hamxhik, Sllovaki idhull si lojtar në Napoli për shumë e shumë vite.

Dyshja Calxona dhe Hamshik do të debutojnë të mërkurën në një ndeshje shumë delikate ndaj Barcelonës, në duelin e parë të 1/ të Champions League.

Ndërkohë në Gjermani, Tomas Tuhel i ka shpëtuar sërish shkarkimit të paktën për momentin. Bajerni i Mynihut pësoi një humbje të  rëndë 3 me 2 në kampionat kundër Bohu, rezultat që e ka rritur ne 8 pikë distancën e skuadrës bavareze kundrejt Leverkusenit kryesues.

E me bundesligën që po i ikën nga duart, drejtuesit e skuadrës më të madhe gjermane, vendosën që të mos e shohin si zgjidhje largimin e Tomas Tuhel që erdhi në krye të ekipit gjatë këtij sezoni.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.