Narendra Modi betohet si kryeministër i Indisë për herë të tretë

Narenda Modi, lideri i partisë nacionaliste hinduse, Bharatiya Janata, është betuar si kryeministër i Indisë për herë të tretë. Ceremonia është zhvilluar në rezidencën zyrtare të presidentit të Indisë. Partia e Modit i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të Indisë, duke siguruar 293 ulëse në Parlament, por më pak sesa ishte parashikuar nëpër sondazhe. Në […]

Qeshor 9, 2024 - 18:15
 0
Narendra Modi betohet si kryeministër i Indisë për herë të tretë

Narenda Modi, lideri i partisë nacionaliste hinduse, Bharatiya Janata, është betuar si kryeministër i Indisë për herë të tretë.

Ceremonia është zhvilluar në rezidencën zyrtare të presidentit të Indisë.

Partia e Modit i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të Indisë, duke siguruar 293 ulëse në Parlament, por më pak sesa ishte parashikuar nëpër sondazhe.

Në këto zgjedhje është forcuar opozita në Indi, e cila i ka fituar 234 ulëse.

Mijëra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Modit, në Delhi.

Aty kanë shkuar edhe krerë shtetërorë prej Bangladeshit, Nepalit, Shri Lankës dhe Maldiveve.

Masat e sigurisë kanë qenë të rrepta – në zonën e inaugurimit kanë qenë 2.500 zyrtarë policorë.

Përgjatë ceremonisë, presidentja indiane, Draupadi Murmu, e ka udhëhequr edhe ceremoninë e betimit të kabinetit të Modit.

Modi i falënderuar votuesit për mandatin e ri dhe ka thënë se do të bëjë gjithçka për të zhdukur korrupsionin dhe varfërinë./REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.