Nasser Al Khelaifi flet për Mbappe, presidenti i klubit është i bindur për të ardhmen e lojtarit

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka dhënë një intervistë për median polake Meczyki, ku shqyrtoi të ardhmen dhe gjendjen shpirtërore të Kylian Mbappe. Edhe pse ylli francez nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me klubin, marrëdhëniet mes tyre duken se janë në armëpushim. Te PSG besojnë ende në rinovimin e kontratës dhe jo [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 16:20
 0
Nasser Al Khelaifi flet për Mbappe, presidenti i klubit është i bindur për të ardhmen e lojtarit

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka dhënë një intervistë për median polake Meczyki, ku shqyrtoi të ardhmen dhe gjendjen shpirtërore të Kylian Mbappe.

Edhe pse ylli francez nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me klubin, marrëdhëniet mes tyre duken se janë në armëpushim.

Te PSG besojnë ende në rinovimin e kontratës dhe jo largimin në merkaton e verës si një lojtar me parametra zero. Kjo pasi afrimet e Marco Asensio, Randal Kolo Muani, Ousmane Dembele dhe trajneri Luis Enrique, thuhet se ishin çelësi për të mbajtur numrin 7 edhe për një tjetër sezon.

Për momentin, dhe me të ardhmen e tij plotësisht në dyshim për sezonin e ardhshëm, presidenti i PSG-së është i qetë për situatën e lojtarit.

“Ai është një lojtar i PSG-së. ai e do këtë klub dhe ai është një lojtar fantastic, më i miri në botë.

Ne jemi të lumur që kemi Mbappe dhe do ta kemi atë”, përfundoi presidenti i PSG-së./h.ll/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.