NATO kërkon dialog Kosovë-Serbi, Stoltenberg: Aleanca e vendosur të mbrojë çdo vend anëtar

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka folur për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë në muajt e fundit. Nga selia

Shkurt 14, 2024 - 15:20
 0
NATO kërkon dialog Kosovë-Serbi, Stoltenberg: Aleanca e vendosur të mbrojë çdo vend anëtar

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka folur për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë në muajt e fundit. Nga selia e NATO-s në Bruksel kreu i aleancës dërgoi një mesazh të qartë për të dy vendet.

“Palët duhet të përmbahen nga gjuha ngacmuese dhe nga veprimet që mund të eskalojnë më shumë tensionet në rajon. Kur vjen puna për Kosovën, rruga e parë është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen me mirëbesim në dialog”,  tha ai.

Gjithashtu Stoltenberg bëri një koment mbi deklaratën e ish-presidentit Trump, ndërsa tha se Rusia nuk duhet të ketë asnjë fije dyshimi mbi gatishmërinë e NATO-s për mbrojtjen e vendeve të aleancës.

“NATO për 75 vjet ka parandaluar çdo sulm ndaj cilitdo vend anëtar. Kjo për shkak se të gjithë e kanë ditur se NATO do ta mbrojë secilin vend anëtar. Baza e NATO-s është parimi se sulmi ndaj një vendi është sulm ndaj të gjithëve. Secili sugjerim se nuk do ta mbrojmë njëri-tjetrin rrit rrezikun. Duhet edhe me vepra, por edhe me fjalë të bëjmë të qartë se mbetemi të gatshëm të mbrojmë secilin”,  u shpreh Stoltenberg.

Përpara takimit me ministrat e mbrojtjes të NATO-s që mbahet sot dhe nesër në Bruksel, Stoltenberg foli edhe për shifrat dhe investimet në fushën e mbrojtjes.

“Vitin e kaluar ne pamë një rritje të paprecedentë prej 11% në të gjithë aleatët evropianë dhe Kanada, dhe këtë vit pres që 18 aleatë , një numër rekord, të shpenzojnë 2% të prodhimit të Brendshëm bruto të tyre në mbrojtje”,  tha ai.

Gjatë këtij takimi ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtarë të NATO-s do të diskutojnë edhe për rritjen e prodhimit të municioneve si dhe planet e reja të mbrojtjes. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.