NATO, shqetësim për Ballkanin: Rritja e konflikteve në rajon rrezikon paqen

Nga Brukseli ku po merr pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i aleancës euroatlantike,

Nëntor 28, 2023 - 15:40
 0
NATO, shqetësim për Ballkanin: Rritja e konflikteve në rajon rrezikon paqen

Nga Brukseli ku po merr pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i aleancës euroatlantike, Stoltennerg, shprehu shqetësim për rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor.

 

“Ajo që shohim atje është se tensionet po rriten. Po shoh rritje të tensioneve dhe retorikë nxitëse në Bosnje e Hercegovinë. Kemi parë incidente të rënda dhune në Kosovë duke përfshirë sulmin ndaj paqeruajtësve të NATO-s. Janë lënduar 93 ushtarë të NATO-s, nga të cilët disa shumë rëndë. Gjithashtu kishim sulmin në Banjskë.”

 

Stoltenberg theksoi se aleanca do të bëjë gjithçka që të ruhet stabiliteti në rajon.

 

“NATO do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbajtur ose për të siguruar stabilitetin në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të gjithë Evropën.”

 

Krerët e diplomacive të 31 shteteve anëtare të NATO-s po shqyrtojnë mënyrën se si do të zgjidhin krizën në veri të Kosovës si dhe t’i hapet rruga normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Po ashtu po diskutohet edhe agresionit rus ndaj Ukrainës si dhe lufta në Gaza.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.