NBA dhuron spekatakël në Krishtlindje, Lakers bie me Bostin Celtic, fitojnë edhe kampionët e Denver

NBA ofroi spektakel në pesë ndeshjet e ditës së Krishtlindjeve. Dy prej përballjeve u transmetuan në Tring. Vëmendja më e madhe ishte e

Dhjetor 26, 2023 - 11:21
 0
NBA dhuron spekatakël në Krishtlindje, Lakers bie me Bostin Celtic, fitojnë edhe kampionët e Denver

NBA ofroi spektakel në pesë ndeshjet e ditës së Krishtlindjeve. Dy prej përballjeve u transmetuan në Tring. Vëmendja më e madhe ishte e përqëndruar në Los Anxhelos, aty ku Lakers u përballën me Boston Selltiks. Miqtë fituan 126 me 115 në fund të një ndeshje shumë të bukur. Sukses i rëndësishëm për Boston Selltiks që blindon vendin e parë në konferencen e Lindjes, me epërsi të rritur përpara Miluokit që u mund në sfiden e nga NJKu Jork Kniks.

Diferencën në Los Anxhelos e bëri perioda e tretë aty ku miqtë fituan 41 me 33 duke krijuar edhe shkëputjen që në fund rezultoi vendimtare. Lakersve nuk i mjaftoi super paraqitja e Entoni Davis me 40 pikë dhe 3 topa të kapur në tabele, ndërsa zhgënjim ishte Le Bron Xhejms me vetëm 16 pikë. Tek Selltiks ra në sy paraqitja e mëekullueshme e Porzingis me 28 pikë dhe 11 topa të kapur në tabele. E fortë dhe shumë e bukur edhe përballja tjetër e transmetuar në Tring mes Denver Nuggets dhe Golden State Warriors. Kampionet në fuqi fituan 120 me 114 duke qëndruar të dytët në Konferencën e Perendimit. Diferencet për të zotët e shtëpisë e bënë fenomenet që kanë në organike, vecanërisht  Nikola Jokic, i cili shënoi 26 pikë, 14 kërcime dhe 8 asistime, por vendimtare ishin edhe 28 pikët e Jamal Murray dhe 19 të Porter Xhunior.

Golden State pësoi humbjen e parë pas pesë fitoreve radhazi. Në duelet e tjera Majemi Hit mundi Filadelfian 119 me 113 ndërsa dallas Maveriks fitoi në fushën e Feniks Sans 128 me 114./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.