NBA/ Embid 70 pikë ndaj Spurs, Boston e Milwaukee nuk ndalen, gabon rëndë Minesota

Një Joel Embiid i jashtëzakonshëm shkroi emrin në historinë e Filadelfias, duke shënuar 70 pikë brenda një ndeshje të NBA. Fantastik në parket,

Janar 23, 2024 - 14:41
 0
NBA/ Embid 70 pikë ndaj Spurs, Boston e Milwaukee nuk ndalen, gabon rëndë Minesota

Një Joel Embiid i jashtëzakonshëm shkroi emrin në historinë e Filadelfias, duke shënuar 70 pikë brenda një ndeshje të NBA.

Fantastik në parket, kundër Sant Antionios, basketbollisti më i mirë i sezonit të kaluar në NBA udhëhoqi ekipin e tij në fitoren e bukur 133 me 123.

Embid shënoi më shumë se gjysmën e pikëve të Filadelfias shtuar këtu 18 topa të kapur në tabele dhe 5 asiste në këtë duel, duke marrë vëmendjen botërore.

Pas këtij suksesi Filadelfia vazhdon të jetë në vendin e tretë në konferencën e lindjes pas krahëve të Boston dhe Millouki Baks, ndërsa Spursat mbeten në vendin e fundit në konferencën e perëndimit me vetëm 8 fitore në 43 ndeshje.

Vazhdon forma shumë e mirë e Boston Selltiks, kryesuesit e lindjes të cilët mundën Dallas Maverkis 119 me 110.

Pavarësisht mungesës së Porzingis, Boston u udhëhoq nga Jayson Tatum me 39 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë, por edhe 34 pikët e Braun për të fituar në këtë transfertë, ku për të zotët e shtëpisë nuk mjaftoi Luka Doncic autor  33 pikëve, 18 topave të kapur në tabele dhe 12 asistimeve.

Mbrëmje e shkëlqyer edhe për Milluoki Baks, të cilët mbeten në ndjekje të Bostomn në konferencën e lindjes.

Milluoki mundi Detroit Pistons 122 me 113 falë paraqitjeve në lartësinë e duhur dhe të zakonshme të grekut Janis Antetokumpo me 31 pikë, 17 ribaunde dhe 10 asist.

Konferencën e perëndimit vazhdon ta kryesojë Minesota, por kjo e fundit u mund në mënyrë surprizë nga Sharlot Hornets 128 me 125.

Një humbje e pësuan në fakt në minutat e fundit, e cila sfumoi paraqitjen historike të Karl Antoni Towns autor I 62 pikëve për Minesotën./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.