Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Ymer Neli

Arti shqiptar dhe ai matjan humbën ditën e sotme “Mjeshtrin e Madh”, Ymer Neli, i cili për 64-vite magjepsi skenat shqiptare me instrumentin

Dhjetor 7, 2023 - 19:15
 0
Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Ymer Neli

Arti shqiptar dhe ai matjan humbën ditën e sotme “Mjeshtrin e Madh”, Ymer Neli, i cili për 64-vite magjepsi skenat shqiptare me instrumentin e tij.

 

Ymer Neli u dekorua me titullin “Nder i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, disa vite më parë.

 

Instrumentisti Ymer Neli i cili ishte dhe “Qytetar Nderi” i Matit, për 64 vite lartësoi orkestrën matjane, e cila ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Emri i Ymer Nelit si një instrumentist i talentuar do të lakohej që në fillimet e tij të ngjitjes në skenë në vitin 1959.

 

Ai do të magjepste publikun e Elbasanit në vitin 1966-të me një valle vajzash nga Macukulli. Gjithashtu instrumentisti i madh matjan, Ymer Neli, është vlerësuar me dhjetëra çmime për “magjinë” e tij në koncerte e festival si në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve shqiptarë.

/Vizionplus.tv/

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.