“Ndal policia”, arrestohet shitësi i drogës në Shëngjin (EMRI)

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për ndarje dhe shitje në doza të lëndëve narkotike në Shëngjin. I arrestuari është Emiljano Bibi, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se […]

Prill 26, 2024 - 10:20
 0
“Ndal policia”, arrestohet shitësi i drogës në Shëngjin (EMRI)

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për ndarje dhe shitje në doza të lëndëve narkotike në Shëngjin.

I arrestuari është Emiljano Bibi, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.