“Ndal policia!”, municion luftarak dhe dr*gë, pamjet nga arrestimi i dy personave në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, të akuzuar për armembajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Arrestimet u kryen në kuadër

Prill 21, 2024 - 11:45
 0
“Ndal policia!”, municion luftarak dhe dr*gë, pamjet nga arrestimi i dy personave në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, të akuzuar për armembajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacioneve të koduara, “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”.

Policia e Sarandës ka publikuar gjithashtu pamjet nga arrestimi i dy personave.

Gjatë operacionit “Strike 11”,në Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në Sarandë, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Në kontrollin në banesën e tij, në Sarandë, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu në kuadër të operacionit “Strike 12”,në Ksamil, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 46 vjeç, banues në Ksamil, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 46-vjeçarit, në Ksamil, ku gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, disa fishekë arme gjahu, një shumë parash në euro dhe 8 celularë.

Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë./vizionplus.tv/ 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.