Ndalimi i vizitës në Preshevë, Sveçla paralajmëron Serbinë: Do të veprojmë me reciprocitet

Serbia i mohoi vizitën ministrit të jashtëm të Kosovës në Luginën e Preshevës pa dhënë asnjë arsye apo shpjegim. Për këtë ka reaguar vetë Xhelal Sveçla duke paralajmëruar Beogradin se për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetëror, do të veprohet mbi parimet e reciprocitetit. “Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe […]

Janar 4, 2024 - 14:01
 0
Ndalimi i vizitës në Preshevë, Sveçla paralajmëron Serbinë: Do të veprojmë me reciprocitet

Serbia i mohoi vizitën ministrit të jashtëm të Kosovës në Luginën e Preshevës pa dhënë asnjë arsye apo shpjegim.

Për këtë ka reaguar vetë Xhelal Sveçla duke paralajmëruar Beogradin se për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetëror, do të veprohet mbi parimet e reciprocitetit.

“Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës”, thekson ministri.

Sveçla shtoi më tej se ky zhvillim nuk do ta ndalë angazhimin e Kosovës për të ndihmuar shqiptarët e Luginës.

“Nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta”, thekson ai mes tjerash.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.