“Ndaloni luftën, kjo është barbari, keni vrarë 3 mijë fëmijë’/ Ambasadori palestinez apel Izraelit në OKB

“Ndaloni bombat dhe shpëtoni jetë. 3000 fëmijë të pafajshëm janë vrarë nga Izraeli në tre javët e fundit.”    Kështu tha në seancën

Tetor 26, 2023 - 23:00
 0
“Ndaloni luftën, kjo është barbari, keni vrarë 3 mijë fëmijë’/ Ambasadori palestinez apel Izraelit në OKB

“Ndaloni bombat dhe shpëtoni jetë. 3000 fëmijë të pafajshëm janë vrarë nga Izraeli në tre javët e fundit.” 

 

Kështu tha në seancën e posaçme urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ambasadori palestinez në OKB, Ryad Mansour.

 

“A është kjo lufta që disa prej jush po e mbrojnë? A mund të mbrohet kjo luftë? Këto janë krime, këto janë barbari. Ndaloni për jetët që ende mund të shpëtohen.”, shtoi ai.

 

Me heret pasditen e kesaj te enjteje,  Hamasi ka publikuar një listë me rreth 7000 emra që pretendon se janë njerëz të vrarë në sulmet izraelite në Gaza pas 7 tetorit.

 

Lista u publikua një ditë pasi presidenti i SHBA Joe Biden tha se nuk i besonte shifrat e numrit të vdekjeve të dhëna nga fraksioni palestinez.

 

Lista me 6747 emra specifikon gjininë, moshën dhe numrat e kartës së identitetit të të vrarëve. Qeveria e Hamasit thotë se është në pritje të verifikimit të identitetit të 281 trupave të tjerë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.