Ndërhyri në sistemin TIMS, gjykata lë në arrest shtëpie Ervin Muçën

Gjykata Penale izoloi në shtëpi Ervin Muçën ish shefin e IT në Policinë e Shteti. ai do të qëndrojë në masën e sigurisë

Prill 12, 2024 - 15:30
 0
Ndërhyri në sistemin TIMS, gjykata lë në arrest shtëpie Ervin Muçën

Gjykata Penale izoloi në shtëpi Ervin Muçën ish shefin e IT në Policinë e Shteti. ai do të qëndrojë në masën e sigurisë arrest në shtëpi deri në përfundim të hetimeve që po bëhen nën akuzën e “Hyrjes së paautorizuar kompjuterike”, duke rrezikuar deri në tre vjet heqje lirie. Muça i hodhi poshtë akuzat e prokurorisë.

“Deklarohem i pafajshëm. Është spekulim mediatik. Kam kryer detyrën, lëreni drejtësinë të veprojë, nuk kam bërë asnjë shkelje. Nuk kam kopjuar asnjë të dhënë. S’mi ka kërkuar askush”, tha Muça për mediat.

Pasi Prokuroria e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në shtëpi Ervin Muça u pezullua nga detyra. Sipas organit te akuzes në orët e vona të 2 gushtit të vitit të kaluar, Muça ka ndërhyrë në sistemin TIMS duke përdorur kredencialet e një punonjësi për të transferuar të dhënat e këtij sistemi në mënyrë të paautorizuar.

Prokuroria thotë se krahas punës si drejtor i Informatikës në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ka mbajtur edhe postin e këshilltarit të jashtëm në Drejtorinë e Kadastrës, një pozicion ky që nuk ishte deklaruar nga i hetuari dhe që Ligji për Policinë e Shtetit ia ndalon. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.