Ndërhyri për të shuar sherrin, plagoset me thikë polici në Himarë, në gjendje kritike për jetën

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, ndërsa disa persona po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin. Polici i cili ndodhej jashtë shërbimit kur ka parë konfliktin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij. Por është qëlluar me thikë […]

Gusht 16, 2023 - 08:10
 0
Ndërhyri për të shuar sherrin, plagoset me thikë polici në Himarë, në gjendje kritike për jetën

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, ndërsa disa persona po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin. Polici i cili ndodhej jashtë shërbimit kur ka parë konfliktin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij. Por është qëlluar me thikë nga një 60-vjeçar dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.