Ndërhyrjet në TIMS, Hoxha: Me Muçën ishin edhe punonjës të kompanive private, me lidhje të forta në Qipro

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke folur për arrestimin e Ervin Muçës, ish-drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, me dyshimin se ka kopjuar të dhënat e sistemit TIMS në gushtin e vitit 2023, tha se bashkë me të kanë qenë edhe disa civilë të kompanive private. I ftuar në Të Paekspozuarit, Hoxha tha se të […]

Prill 12, 2024 - 11:00
 0
Ndërhyrjet në TIMS, Hoxha: Me Muçën ishin edhe punonjës të kompanive private, me lidhje të forta në Qipro

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke folur për arrestimin e Ervin Muçës, ish-drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, me dyshimin se ka kopjuar të dhënat e sistemit TIMS në gushtin e vitit 2023, tha se bashkë me të kanë qenë edhe disa civilë të kompanive private.

I ftuar në Të Paekspozuarit, Hoxha tha se të dhënat e TIMS mund të përfundojnë në duar të palëve të treta.

“Problemi më i madh aty me këtë ustain është jo se ishte askushi që nuk duhet të hynte aty dhe s’mund të hyjë aty pa vendime ligjore, por bashkë me të kanë qenë disa civilë, punonjës të kompanive private të të njëjtit sektor që cilëve u duhen këto të dhëna. Mes tyre ka qenë një punonjës i një kompanie private, Ermal Beqiri nga “Soft Solution” dhe dy punonjës së kompanisë “Horizon”, e cila ka lidhje të forta në Qipro. Pra ky është problemi, Ky zotëria vetë ka patur një të kaluar problematike në Itali dhe është dëbuar dhe këto ai i ka fshehur.

Këta punonjës të kompanive private mund t’i çojnë këto të dhëna në Qipro. Ky njeri ka bërë të njëjtën gjë edhe te Tatimet dhe te Kadastra dhe pa asnjë arsye nuk duhej të gjendej aty. Unë nuk e kuptoj pse nuk e merr SPAK-u këtë gjë”-tha Hoxha.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.