Ndërrimi i gjyqtarëve i mban peng 10 mijë Euro të garancisë pasurore, denoncuesi: Dua paratë e mia!

Pak kohë më parë “Stop” transmetoi problemin e Afrim Ademit, një shqiptar i Kosovës, i cili jeton në Suedi. Djali i tij është akuzuar për trafikim të mjeteve motorrike dhe është dënuar përfundimisht nga gjykata e Kukësit me dy vjet burg. Por, derisa të mbaronte gjykimi dhe të merrej vendimi, familjarët kërkuan nga gjykata lehtësim të […]

Tetor 6, 2023 - 22:45
 0
Ndërrimi i gjyqtarëve i mban peng 10 mijë Euro të garancisë pasurore, denoncuesi: Dua paratë e mia!

Pak kohë më parë “Stop” transmetoi problemin e Afrim Ademit, një shqiptar i Kosovës, i cili jeton në Suedi. Djali i tij është akuzuar për trafikim të mjeteve motorrike dhe është dënuar përfundimisht nga gjykata e Kukësit me dy vjet burg.

Por, derisa të mbaronte gjykimi dhe të merrej vendimi, familjarët kërkuan nga gjykata lehtësim të masës së sigurimit, duke paguar 10 000 euro.

Nga ana tjetër, gjykata, kur dha vendimin përfundimtar, nuk u shpreh për pjesën e kthimit të garancisë, ndaj qytetari, ka që nga Shtatori 2022 e deri më sot, pa ndonjë zgjidhje.

“Stop” iu drejtua me shkresë zyrtare gjykatës, e cila u justifikua me faktin, se gjyqtari i parë u transferua në një detyrë tjetër, kurse i dyti nuk është paraqitur fare në gjykatë për shkak të shëndetit.

Afrimi thotë se tani këtë çështje Kukësi ia ka kaluar Shkodrës dhe asnjëra nuk merr në shqyrtim çështjen e parave.

“Unë me sa kam kuptuar ata nuk duan ta marrë asnjëri çështjen e parave të mia,  mijë euro. Nuk e di për çfarë arsye, unë i kam lënë atje. Çështja është te Kukësi, Kukësi ia ka çuar Shkodrës, Shkodra po ia çon tani Tiranës. Unë dua paratë e mia. Unë nuk kam faj në asnjë gjë nëse institucionet e bëjnë gabimin vetë. Nuk mund ta zgjidh unë problemin e institucioneve”, tha ai.

Gjykata e Lartë duhet të caktojë përfundimisht se cila prej këtyre dy gjykatave duhet të gjykojë këtë vendim për kthimin e shumës 10 mijë Euro./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.