Ndërrohet emri i shkollës në Bujanoc, nga “Desanka Maksimoviç” në “Ismail Kadare”

Ndërrohet emri i shkollës në Bujanoc, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare” Kuvendi komunal në Bujanoc ka votuar pro ndryshimit të emrit të shkollës fillore së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviç” në emrin e shkrimtarit “Ismail Kadare”. Kjo u njoftua nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzat Lutfiu. Ai i [...]Read More...

Nëntor 18, 2023 - 14:01
 0

Ndërrohet emri i shkollës në Bujanoc, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare” Kuvendi komunal në Bujanoc ka votuar pro ndryshimit të emrit të shkollës fillore së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviç” në emrin e shkrimtarit “Ismail Kadare”.

Kjo u njoftua nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzat Lutfiu. Ai i falënderoi të gjithë këshilltarët, tw cilwt votuan pro këtij ndryshim, edhe pse fjalën e fundit tani e ka Ministria e Arsimit.

Njoftimi i plotë:

“Kuvendi komunal në Bujanoc votoi pro ndryshimit të emrit të shkollës së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare”. I falënderoj të gjithë këshilltarët që votuan për këtë ndryshim. Tani fjalën e fundit e ka Ministria e Arsimit. I bëj thirrje ministres që iniciativën për ndryshimin e emrit ta gjykoj drejt, duke pasur parasysh se propozimi i ri që shkolla të ketë emrin “Ismail Kadare” është një nder edhe privilegj jo vetëm për shkollën dhe lokalitetin, pasi kemi të bëjmë me një shkrimtar të përmasave ndërkombëtare”, ka shkruar Lutfiu.

Fshati Bilaç është fshati i dytë më i madh shqiptar në Komunën e Bujanocit i banuar me shqiptarë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.