Ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare, sot ceremonia e lamtumirës për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj, i cili u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare. Në kuadër të ceremonisë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të ditës së sotme, në hollin e Drejtorisë së Përgjithshme të […]

Gusht 6, 2023 - 09:35
 0
Ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare, sot ceremonia e lamtumirës për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj, i cili u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Në kuadër të ceremonisë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të ditës së sotme, në hollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të zhvillohen homazhe.

Canaj ka pasur një karrierë 40-vjeçare në Policinë e Shtetit.

Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef i Policisë në Durrës, Drejtor i Policisë në Tiranë, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, zv/ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.