Ndërron jetë avokati i Kadri Veselit, shtyhet gjyqi për ish-krerët e UÇK në Hagë
Ka ndërruar jetë avokati Andrew Strong, i cili ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës në Hagë të Kadri Veselit. Vdekja e avokatit ka bërë që Gjykata Speciale të shtyjë senacat për Thaçin dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së për vitin e ardhshëm. Me kërkesë së mbrojtjes së Kadri Veselit, gjyqi për ish-krerët e UÇK-së do […]
Ka ndërruar jetë avokati Andrew Strong, i cili ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës në Hagë të Kadri Veselit.
Vdekja e avokatit ka bërë që Gjykata Speciale të shtyjë senacat për Thaçin dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së për vitin e ardhshëm.
Me kërkesë së mbrojtjes së Kadri Veselit, gjyqi për ish-krerët e UÇK-së do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024.
“Rasti Thaçi dhe të tjerët shtyhet për vitin e ardhshëm. Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.
/f.s
What's Your Reaction?