Ndërron jetë ish-kryeministri i Lituanisë, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij
Ish-kryeministri i Lituanisë, Gendiminas Kirkilas, ndërroi jetë ditën e djeshme (20/4) në moshën 72-vjeçare . Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e
Ish-kryeministri i Lituanisë, Gendiminas Kirkilas, ndërroi jetë ditën e djeshme (20/4) në moshën 72-vjeçare .
Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, pa shenja dhune, sipas raporteve të mediave lituaneze duke cituar informacione nga policia.
I lindur në Vilnius në vitin 1951, Gediminas Kirkilas shërbeu si Ministër i Mbrojtjes i Lituanisë nga viti 2004 deri në vitin 2006 dhe për dy vitet e ardhshme (2006-2008) ai ishte kreu i qeverisë socialdemokrate.
“Mandati i tij si kryeministër në vitet e para pas anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO, ishte një test i rëndësishëm i orientimit tonë perëndimor, të cilin ne e kaluam,” tha në reagimin e tij për lajmin e hidhur presidenti lituanez Gitanas Nausenda.
“Gendiminas Kirkilas ishte një politikan inteligjent, i respektuar, pro perëndimor, i cili punoi pa u lodhur për të mirën e Lituanisë,” shtoi ai.
Ndërkohë kryeministrja aktual e Lituanisë Ingrida Simonite bëri homazhe në nder të Kirkilas, duke nënvizuar se ai ishte një “figurë e fuqishme” që u përfshi në mënyrë aktive në jetën politike të vendit, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s që nga pavarësia e tij në 1991./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?