Ndërron jetë ish-partnerja e Avicii-t

Emily Goldberg u bë e njohur si partnerja e DJ më të famshëm në botë Avicit i cili i dha fund jetës në vitin 2018 në moshën 28-vjeçare, një lajm në atë vit që tronditi jo pak botën e showbizz-it. Ajo  ka ndërruar jetë për shkak të embolia pulmonare, e cila ka të bëjë me bllokimin […]

Maj 11, 2024 - 12:40
 0
Ndërron jetë ish-partnerja e Avicii-t

Emily Goldberg u bë e njohur si partnerja e DJ më të famshëm në botë Avicit i cili i dha fund jetës në vitin 2018 në moshën 28-vjeçare, një lajm në atë vit që tronditi jo pak botën e showbizz-it.

Ajo  ka ndërruar jetë për shkak të embolia pulmonare, e cila ka të bëjë me bllokimin e njërës prej arterieve në mushkëri. Për shkak të bllokimit të rrjedhës së gjakut në mushkëri të shkaktuar si rezultat i mpiksjes së gjakut, embolia pulmonare mund të rezultojë fatale.

34-vjeçarja kishte që nga viti 2022 që luftonte me sëmundjen e kancerit, por vitin e kaluar ajo bëri të ditur se e kishte fituar betejën me këtë  sëmundje.

Emily Goldberg ishte partnerja e fundit e DJ-it të famshëm suedez, Avicii, i cili vendosi t’i jepte fund jetës në vitin 2018, pasi vuante nga depresioni dhe kishte probleme serioze me varësinë nga droga.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.