Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare Tom Wilkinson

Aktori britanik, Tom Wilkinson, i njohur për rolet e tij në  filmat si The Full Monty, Shakespeare In Love dhe The Best Exotic Marigold Hotel, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Në një deklaratë të shkurtër, thuhet se aktori kishte ndërruar jetë papritur në shtëpi pranë gruas dhe fëmijëve të tij, ndërsa nuk jepen detaje […]

Dhjetor 31, 2023 - 11:04
 0
Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare Tom Wilkinson

Aktori britanik, Tom Wilkinson, i njohur për rolet e tij në  filmat si The Full Monty, Shakespeare In Love dhe The Best Exotic Marigold Hotel, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Në një deklaratë të shkurtër, thuhet se aktori kishte ndërruar jetë papritur në shtëpi pranë gruas dhe fëmijëve të tij, ndërsa nuk jepen detaje lidhur me shkaqet.

Përgjatë një karriere të shkëlqyer që përfshin gati 50 vjet, Wilkinson fitoi një mori çmimesh. Ai është nominuar gjashtë herë për çmimet “Bafta” dhe dy nominime për çmimin “Oscar”. Wilkinson fitoi një “Golden Globe” dhe një “Emmy” për aktorin më të mirë në rol dytësor për performancën e tij si Benjamin Franklin në serialin e vitit 2008, John Adams.

Për vdekjen e tij regaoi edhe legjenda e Hollivudit Xhorxh Kluni në një intervistë për britaniken “The Guardian”.

“Tom e bëri çdo projekt kinematografik më të mirë dhe po ashtu çdo aktor më të mirë. Ai ishte mishërimi i elegancës dhe do të na mungojë shumë të gjithëve”, u shpreh ai.

Megjithëse studioi Letërsi në Universitetin e Kentit, ai zhvilloi një interes të madh për aktrimin, talent të cilin e tregoi në shumë projekte kinematografike.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.