Ndërron jetë në spital 58-vjeçari i cili mbeti i plagosur në aksidentin e Tepelenës, prej 17 marsit ndodhej në koma

Ka ndërruar jetë në spital Jani Çela 58-vjeç, i cili prej 17 marsit ndodhej në gjendje kome pas aksidentit në Tepelenë. Pas vdekjes

Prill 2, 2024 - 22:10
 0
Ndërron jetë në spital 58-vjeçari i cili mbeti i plagosur në aksidentin e Tepelenës, prej 17 marsit ndodhej në koma

Ka ndërruar jetë në spital Jani Çela 58-vjeç, i cili prej 17 marsit ndodhej në gjendje kome pas aksidentit në Tepelenë.

Pas vdekjes së Çelës shkon në pesë numri i personave që humbën jetën si shkak i aksidentit tragjik të 17 marsit, mes tyre një çift bashkëshortësh dhe krushka e tyre.

Jani Çela, 58 vjeç, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme ndodhej në gjendje kome, në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mbrëmjen e 17 marsit një aksident tragjik me pasojë vdekjen e katër personave ndodhi në Tepelenë si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.