Ndërron jetë Tanush Mulleti, ish-kryetari i Shoqatës së ish të Përndjekurve dhe Burgosurve të Shqipërisë

Ish-kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve dhe Burgosurve të Shqipërisë, Tanush Mulleti, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Lajmin e vdekjes së Mulletit, e ka dhënë djali i tij Niuton Mulleti, përmes një postimi në Facebook, ku bën dhe me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e martë në orën 14:00 […]

Maj 20, 2024 - 17:40
 0
Ndërron jetë Tanush Mulleti, ish-kryetari i Shoqatës së ish të Përndjekurve dhe Burgosurve të Shqipërisë

Ish-kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve dhe Burgosurve të Shqipërisë, Tanush Mulleti, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Lajmin e vdekjes së Mulletit, e ka dhënë djali i tij Niuton Mulleti, përmes një postimi në Facebook, ku bën dhe me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e martë në orën 14:00 në varrezat e Tufinës, Tiranë.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.

Me hidhërim të thellë, ju njoftoj që babai im Tanush Haki Mulleti ndërroi jetë sot.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e martë, më 21 maj 2024, ora 14:00, në varrezat e Tufinës, Tiranë.

Pritjet bëhen tek Shtëpia Funerale “ALBA 2000”, rruga e Dibrës, Nr. 302 (pranë Medresesë), Tiranë.

Qofsh i xhenetit zemra ime!”, shkruan ai.

Kujtojmë se Tanush Mulleti ka shërbyer në disa detyra e funksione te larta shteterore mes tyre dhe si Drejtor i Burgut 313 në Tiranë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.