Ndërtimet pa leje, Balla: Policia dhe IKMT po rrisin vigjilencën, s’ka tolerancë për askënd që shkel ligjin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me krimet mjedisore. Në një reagim  në rrjetet sociale, Balla shkruan se Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Ndër të tjera ai shprehet se nuk do ketë më tolerancë për askënd që […]

Nëntor 15, 2023 - 17:36
 0
Ndërtimet pa leje, Balla: Policia dhe IKMT po rrisin vigjilencën, s’ka tolerancë për askënd që shkel ligjin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me krimet mjedisore.

Në një reagim  në rrjetet sociale, Balla shkruan se Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor.

Ndër të tjera ai shprehet se nuk do ketë më tolerancë për askënd që shkel ligjin.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor.

Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Përgëzoj Policinë e Kukësit dhe IKMT për aksionin e nisur./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.