Ndërtuan pa leje në katër vila tek Liqeni i Farkës, nën hetim tre persona

Tre persona janë vënë në hetim në gjendje të lirë në Tiranë, pasi policia ka konstatuar ndërtime pa leje në katër vilat e tyre në Liqenin e Farkës. Ata akuzohen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” “Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr. 1,  në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të […]

Shtator 26, 2023 - 21:50
 0
Ndërtuan pa leje në katër vila tek Liqeni i Farkës, nën hetim tre persona

Tre persona janë vënë në hetim në gjendje të lirë në Tiranë, pasi policia ka konstatuar ndërtime pa leje në katër vilat e tyre në Liqenin e Farkës. Ata akuzohen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr. 1,  në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë vijuar kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

Si rezultat i kontrolleve, në një kompleks vilash në Farkë, janë konstatuar punime pa leje (rikonstruksione), në katër vila, dhe në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T.,  të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.