Ndeshja e fundit e Kombëtares, ndaj Ishujve Faroe priten ndryshime në formacion
Kombëtarja shqiptare e futbolli zhvilloi pasditen e kësaj të djele seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së fundit të kualifikueseve të EURO 2024, atë ndaj Ishujve Faroe, që luhet këtë të hënë në orën 20:45 në “Air Albannia” dhe Shqipëria synon të grumbullojë rekord pikësh, pasi kualifikimi është siguruar tashme. Skuadra është stërvitur […]
Kombëtarja shqiptare e futbolli zhvilloi pasditen e kësaj të djele seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së fundit të kualifikueseve të EURO 2024, atë ndaj Ishujve Faroe, që luhet këtë të hënë në orën 20:45 në “Air Albannia” dhe Shqipëria synon të grumbullojë rekord pikësh, pasi kualifikimi është siguruar tashme.
Skuadra është stërvitur në stadiumin “Air Albania”, me grupin që është i plotë dhe i gjithi në formë shumë të mirë.
Trajneri Sylvinho Campos është duke udhëhequr stërvitjen e ekipit, ndërsa vetëm disa minuta më parë ishte në konferencë për mediet, e fundit para sfidë me Ishujt Faroe.
Në këtë takim të fundit të “kuqezinjve” trajneri Sylvinho pritet të bëjë ndryshime në formacion, të cilat priten të zbulohen në orët në vazhdim.
/f.s
What's Your Reaction?