Ndeshja me Suedinë, përballja e 6-të mes dy skuadrave, Shqipëria ka fituar vetëm një herë

Ditën e sotme Shqipëria do të përballet me Suedinë, në atë që do të jetë ndeshja e gjashtë në histori mes dy skuadrave.

Mars 25, 2024 - 13:05
 0
Ndeshja me Suedinë, përballja e 6-të mes dy skuadrave, Shqipëria ka fituar vetëm një herë

Ditën e sotme Shqipëria do të përballet me Suedinë, në atë që do të jetë ndeshja e gjashtë në histori mes dy skuadrave. Në pesë takimet e para, suedezët kanë fituar tri herë, një herë ka përfunduar barazim dhe një fitore ka marrë Kombëtarja shqiptare.

Ndeshja e parë në kualifikuese botërori është luajtur në vitin 1988 në Tiranë, ku Suedia triumfoi 2-1, ndërsa për kuqezinjtë shënoi Ylli Shehu. Në ndeshjen e kthimit kualifikuese, Suedia fitoi sërish me shifrat 3-1 dhe golin e vetëm e realizoi Kushta me penallti.

Ndërkohë, miqësorja e shkurtit 2004 në Tiranë mbaroi me fitoren 2-1 të Shqipërisë, ku shënoi Skela dhe Aliaj. Ndërkohë për kualifikuese botërori sërish kemi barazuar 0-0 në 2008 dhe në Suedi jemi mposhtur 4-1. Shënoi Salihi. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.