Ndeshja Partizani-Tirana, policia prezanton planin e masave, rrugët që do bllokohen

  Policia e Tiranës ka prezantuar planin e masave për mbarëvajtjen e rendit gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit, në stadiumin

Dhjetor 2, 2023 - 17:30
 0
Ndeshja Partizani-Tirana, policia prezanton planin e masave, rrugët që do bllokohen

 

Policia e Tiranës ka prezantuar planin e masave për mbarëvajtjen e rendit gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit, në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja do të zhvillohet të dielën, ndërsa policia njofton se disa segmente rrugore do të jenë të bllokuara që nga ora 17:00 deri në përfundimin e ndeshjes.

 

 

Rrugët që do të bllokohen: Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

 

Po ashtu, policia njofton edhe rrugët që do të ndjekin tifozëritë përkatësë, duke shmangur përplasjen e tyre.

 

“Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, ETC, Rruga “Papa Gjon Pali II”, COIN – stadium;

 

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar”, pas Presidencës, sheshi “Frederik Shopen”, shkallët e universitetit, MAK Albania – stadium”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu njoftohet se do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.